Arbëri

Osmani takohet me Zelenskyn

Presidentja e Kosovës është takuar me presidentin e Ukrainës, Voodymyr Zelensky, të enjten në Granada të Spanjës.

Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian dy liderët kanë pasur mundësinë e njohjes.

“Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë”, janë fjalët me të cilat e ka përshkruar takimin me Zelenskyn presidentja e Republikës.

Osmani të enjten ka kërkuar nga liderët evropianë që ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.