Krime lufte

Osmani: S’do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet e shtetit nuk do të ndalen asnjëherë në kërkim të drejtësisë për krimet e luftës, teksa ka kujtuar masakrat e Stuenicës dhe Llashticës.

25 vjet më parë, në një nga ofensivat e Serbisë ishin shfarosur e masakruar 6 të moshuar dhe katër vajza të mitura të familjeve Lipaj dhe Zeqiraj në Studenicë të Istogut. 

Po të njëjtën ditë, më 13 prill 1999, ishin pushkatuar e djegur 13 shqiptarë në Llashticë të Gjilanit. Ndër viktimat ishte edhe një dyvjeçar.

“Barbaria e regjimit kriminal nuk njohu moshë, prandaj drejtësia është e domosdoshme dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë në kërkim të saj”, thuhet në përkujtimin e publikuar në faqen e Presidencës në Facebook. “Drejtësia për ta është angazhim i pareshtur i yni”.