Arbëri

Osmani pret në takim lamtumirës gjeneralin Ulutash: Prania e KFOR-it, kyç për paqe e stabilitet

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se gjatë takimit, Osmani ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e gjeneralit Ulutash në funksion të paqes dhe sigurisë për qytetarët.

“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyç për paqe dhe stabilitet. Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in”, thuhet në komunikatë.

Gjenerali Ulutash do të jetë në krye të misionit të NATO-s në Kosovë deri më 11 tetor.