Arbëri

Osmani pret Abazoviqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq është duke qëndruar për vizitë në Kosovë ndërsa sot pritet ta mbyllë të njëjtën në qytetin e Pejës.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do ta presë në takim Abazoviqin në ora 15:40.

Gjatë së premtes, Abazoviq pati takim me kryeministrin Albin Kurti ku u nënshkrua edhe një marrëveshje për shërbime ajrore mes dy vendeve.

Ndërsa pati takime me krerët e partive opozitare.