Arbëri

Osmani pjesë e Samitit për Ukrainën, takon Bidenin e liderët e tjerë botërorë

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e radhës për Ukrainën. 

Ajo ka shkruar se u është bashkuar në këtë samit liderëve botërorë dhe ka postuar fotografi nga kjo ngjarje. 

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t'u bashkohem liderëve të tjerë botërorë në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.