Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Osmani e ka cilësuar sulmin e së shtunës si sulm jo vetëm ndaj institucionit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor. Ajo ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Presidentja Osmani, dënon fuqimisht sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor. Përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka thënë këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.
Për sulmin fizik ndaj Muhaxherit janë arrestuar dy persona. Prokuroria e Pejës ka njoftuar se do të kërkojë paraburgimin e tyre.