Arbëri

Osmani nis takimet me liderë në kuadër të Samitit për Ukrainën

Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër ku do ta përfaqësojë Republikën në Samitin e Paqes për Ukrainën. 

Në kuadër të samitit, Osmani ka nisur edhe takime dypalëshe. 

Të shtunën ka takuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic, me të cilën ka biseduar për koordinimin në mbrojtjen e paqes. 

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka njoftuar presidentja përmes Facebookut.

Samiti ka mbledhur liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën. Në qendër ka rrugën drejt paqes në Ukrainë. 

Samiti mbahet më 15 dhe 16 qershor.