Arbëri

Osmani në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të marinës

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, Carlos del Toro, ndodhet në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, jemi në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Momente si këto janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, thuhet në njoftimin e Presidencës.