Arbëri

Osmani me Hovenierin diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Jeffrey Hovenier & Vjosa Osmani

Jeffrey Hovenier & Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Është pjesë e takimeve të rregullta që ambasadori Hovenier mban me udhëheqësit e shtetit.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Tutje, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Presidenca në Facebook.