Arbëri

Osmani: Kosova e angazhuar në thellimin e partneritetit me SHBA-në

Vjosa OSmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka konfirmuar “angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e  partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike”.

Siç ka bërë të ditur Presidenca, Osmani dhe Prattipati kanë diskutuar të enjten për zhvillimet e fundit në vend dhe përkushtimin e Kosovës për të ruajtur stabilitetin e për t’i çuar përpara reformat demokratike.

Në takim, është folur edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Lexo edhe: Pritje të ndryshme kanë njohës të politikës amerikane sa i përket qasjes që do ta aplikojë në Ballkanin Perëndimor presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.