Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova e sheh Bashkimi Evropian si “fener vlerash” - vlera të cilat, siç ka theksuar ajo, Kosova i mbron çdo ditë.
Osmani është shprehur se Evropa do të jetë e plotë kur të gjitha shtetet që aspirojnë drejt saj do t’i bashkohen BE-së.
“Sot, derisa qytetarët e Kosovës i bashkohen evropianëve në shënimin e Ditës së Evropës, na kujtohet një vizion: një Evropë e plotë, e lirë dhe në paqe. Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha shtetet aspiruese dhe të përkushtuara i bashkohen BE-së”, ka shkruar ajo në platformën X.