Arbëri

Osmani e Kurti takohen me QUINT-in

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti të martën janë takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ka raportuar Radiotelevizioni Publik (RTK).

Osmani dhe Kurti janë takuar veçmas me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Sipas RTK-së, takimi ka qenë i fokusuar për situatën aktuale në vend.

Të mërkurën [nesër], emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë në Kosovë për të diskutuar për dialogun dhe çështjen e dinarit. Do të takohet me krerët e shtetit.

KOHA ka kontaktuar me zyrën për media të Presidencës dhe Kryeministrisë për të konfirmuar takimin. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Ndërkohë, edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka mbajtur takim me ambasadorët e QUINT-it ku iu kushtua vëmendje kryesore procesit te përparimit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me selinë e NATO-s dhe integrimeve euroatlantike të Kosovës, u tha në komunikatën e ministrisë.