Arbëri

Osmani e Konjufca shprehin përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova, Bashkimi Evropian

Presidentja, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë thënë se Kosova mban përkushtimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

Ata kanë pritur të mërkurën delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr.

"Presidentja Osmani, ka potencuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ndaj do të vazhdojë ta fuqizojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit", thuhet në komunikatën e Presidencës, ndërsa përkushtimin e njëjtë e ka dhënë edhe Konjufca.

Në takime delegacioni është njoftuar me ecurinë aktuale politike dhe ka thënë se procesi i fushatës zgjedhore që përfundon me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është duke u zhvilluar konform përcaktimit të tij ligjor.