Arbëri

Osmani: 2025-ta të jetë vit i forcimit të mëtejshëm i Ushtrisë

Vjosa Osmani në FSK

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në prag të ndërrimit të moteve.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka uruar që viti 2025 të jetë i forcimit të mëtejshëm të ushtrisë. 

Ajo e ka vlerësuar këtë institucion si shembull i guximit dhe mbrojtjes së shtetit.

“FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore. Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë. Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatë.