Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re e Kosovës duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron t’i bashkohet BE-së.
"Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Detyrat e vështira duhet të kryhen. Reformat duhet të realizohen”, ka thënë Orav për “Associated Press”, thuhet në një postim në X të Zyrës së BE-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.57 për qind të votave, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.86 për qind ose 340 mijë 541 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.04 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.62 për qind. AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.45 për qind.
Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme.
The EU Ambassador in #Kosovo @AivoOrav told @AP that the new government should meet the expectations of the people, who aspire to join the EU.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 11, 2025
"To get that, the new government has to work very, very actively. Hard homework is needed to be done. Reforms have to be done." https://t.co/sv3ppe4I22