Debate të ashpra e akuza për uzurpim të bibliotekës “Hivzi Sylejmani” pati në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kalimi i Drejtorisë për Kulturë e Komunës së Prishtinës në këtë bibliotekë ka ngjallur reagime të shumta të komunitetit artistik të cilët iu drejtuan me një letër publike komunës së Prishtinës. Kjo çështje u ngrit për diskutim nga Vetëvendosje.
Drejtoresha e Kulturës, Sibele Halimi mohoi këto akuza duke thënë se kjo gjë është bërë që të jenë sa më afër komunitetit.
Akuzave për uzurpime iu përgjigj kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë i janë bërë disa rekomandime nga asamblistët e VV-së.
Largimi nga ish-ndërtesa e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” e organizimi e diskutimi me komunitetin artistik për të ardhmen e kësaj hapësire e cila deri në fund të këtij viti është përdorur nga Qendra për Praktika Narrative janë rekomandimet që Kuvendi Komunal i Prishtinës i kaloi me 19 vota pro, 13 kundër e një abstenim.