Arbëri

“Operacioni policor në veri”, Sveçla e drejtori i Policisë në konferencë të jashtëzakonshme

Xhelal Sveçla & Gazmend Hoxha

Xhelal Sveçla & Gazmend Hoxha /Ilustrim

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të martën do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 19:30 për një “operacion policor në veri”.

Zyra e informimit të Policisë ka njoftuar se në konferencë do të paraqiten detaje “të një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit”.

Konferenca do të mbahet në objektin e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut.