Arbëri

Operacion i gjerë policor për targat CD të makinave të konsujve shqiptarë

Mbrëmë ministri në detyrë Gent Cakaj ka shkuar prapë te ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Burime pranë zv/ministrit, si ministër i jashtëm, tregojnë për “KJ” se Gent Cakaj i ka kërkuar një operacion të madh policor për të kapur makinat me targa diplomatike të konsujve shqiptarë të shteteve të ndryshme.

Fill pas kësaj kërkese si dhe duke ditur se Gent Cakaj është edhe si “kryeministër” rezervë i PS-së në rast krize të fortë gjatë muajit maj me opozitën, Ministria e Brendshme ka thirrur në mesnatë të gjithë drejtorët e policisë në rrethe duke i urdhëruar të fillojnë operacionin e koduar “Targa CD”.

Nëpër rrugët e Shqipërisë janë shpërndarë me dhjetëra forca policie në gjuajtje të targave CD, të cilat janë dhënë nga shteti shqiptar për konsujt e nderit të shteteve të ndryshme të botës, të cilët janë nënshtetas të Shqipërisë. Konsujt e nderit janë persona shqiptarë të përzgjedhur nga shtete të ndryshme për t'i përfaqësuar moralisht dhe që ndikojnë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.

Ministri Cakaj sapo erdhi në karrigen e Ditmir Bushatit vendosi me urdhër se targat diplomatike të konsujve të nderit duhen hequr nga makinat e tyre. Në fakt targa diplomatike është kërkesë e shtetit përkatës i cili kërkon pranë ministrisë së jashtme të Shqipërisë që Konsulli i tyre i Nderit të pajiset me targë diplomatike. Konsujt e nderit nuk marrin paga (bile paguajnë vetë gjithçka), por janë kryesisht biznesmenë apo persona të njohur të fushave të ndryshme të cilët propozohen qeverisë shqiptare dhe është pala shqiptare e cila ka pranuar secilin prej tyre si konsull nderi.

Sot policia ka listuar emrat e Konsujve të Nderit dhe me anë të agjentëve sekretë, po vëzhgon lëvizjet e tyre. Në të vërtetë aksioni policor duket shembullor pasi janë forca të shumta policie përreth banesave apo zyrave të punës të konsujve.

Natyrisht kjo nuk mund të zhbëjë dhe të denigrojë gjithë Konsujt e Nderit, të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit si dhe në rregullimin e imazhit të Shqipërisë në shtetin që përfaqësojnë. Mund të ketë të drejtë, ministria e jashtme, që për ndonjë emër nuk e pranon, por këtë ia kërkon shtetit përkatës për ta zëvendësuar. Nuk mund të hiqen në bllok gjithë Konsujt, aq me tepër të urdhërohet policia e shtetit të vihet në ndjekje të konsujve të nderit për targat e makinës.

Ndërkohë që ende nuk janë gjetur 10 milionë eurot e Rinasit se ku kanë përfunduar, ky aksion të duket sikur ministrat Cakaj dhe Lleshi kanë dyshime se njeri nga konsujt mund të ketë gisht në vjedhjen e aeroportit të Rinasit.

Mësohet se një prej Konsujve të Nderit është vendosur nën survejim dhe po ndiqet, ndonëse ky fakt dhe një emër konkret, nuk mund të shkatërrojë imazhin dhe nderin e krejt Konsujve të Nderit sa të përndiqen me qentë e policisë.

Më poshtë emrat e konsujve të nderit në Shqipëri, të cilëve policia po kërkon t’ua heqë targat diplomatike:

1. AUSTRI

Gjergj Leqejza

Arben Malaj

2. BANGLADESH

Shaban Xhabrahimi

3. BELGJIKË

Fabrice Wallaert

4. BOSNIA HERCEGOVINA

Fiqiri Kllari

5. KANADA

Krenar Loloçi

6. ESTONIA

Sotiraq Guga

7. FINLANDË

Bardhyl Minxhozi

8. ISLANDË

Isuf Berberi

9. INDI

Petraq Gramo

10. REPUBLIKA E KORESE SE JUGUT

Agron Papuli

11. MALAJZI

Gentian Sula

12. MAROK

Bujar Lybesha

13. QIPRO

Vladimir Avrami

14. SAN MARINO

Esat Ademi

15. SLLOVAKI

Faik Dizdari

16.TURQI

Bahadir Aksoy

17. JAPONI

Avni Ponari

18. LITUANI

Kastriot Haska

19. SLLOVENI

Edvin lLibohova

20. KAZAKISTAN

Vilson Ahmeti

21. ITALI

1.Teodor Bilushi

2.Vito Antonio Stigliani

22. Maltë

Tomë PREKU

23. BULLGARI

Selim Hoxhaj

24. SIERRA LEONE

Artan Stroka

25. RUMANI

Elvis Toçi

26. MONGOLI

Belma Çela

27. PORTUGALI

Dorian Sadiku

28. HUNGARI

Kliti Hoti

29. LETONI

Sokol Kraja

30. NORVEGJI

Marinela Jazoj

31. ARMENI

Varuzhan Piranjani

32. PAKISTAN

Seyhan Pencabligil

33. TUNIZI

Nikolin Jaka

34. FILIPINE

Loritan Prespa

35. EL SALVADOR

Gerian Kuka

36. IZRAEL

Rodolf Xhillari

37. AFRIKA E JUGUT

Zenel Hoxha

38. SRI LANKA

Mirton Lika

39. INDONEZI

Irma Kapllani

40. DANIMARKË

Përparim Kalo

41. FRANCË

Ilia Skëndi

42. UKRAINË

Bledi Bajraktari

43. KOSOVË

Mentor Nazarko

44. REPUBLIKA ORIENTALE E URUGUAJT

Ilir Trebicka

45. UKRAINË

Bledi Bajraktari

46-Tajlandë

Zamir Mane