Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot ka takuar Dervish Gashin, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe njëri prej personave që shpëtoi jetë gjatë sulmit terrorist që kishte ndodhur gjatë këtij viti në Londër.
O’Connell përmes një statusi në Facebook, ka thënë se takimi me Gashin ishte nder për të, dhe se ai e e gjithë Britania do t’i jenë mirënjohës gjithnjë, transmeton Koha.net.
Postimi i O’Connell në Facebook:
Nderi më i madh i mandatit tim, që sot e takova Dervish Gashin. Ky trim i jashtëzakonshëm, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka rrezikuar jeten e tij duke shpetuar jeten e shumë të tjerëve gjatë nje sulmi terorist në Borough Market në Londër. Kjo është trimeri e vërtetë. Britania, edhe unë personalisht, do të mbetemi gjithëminë mirënjohës për veprat e tij. Ai është shembul për të gjithë.
Kujtojmë se sulmin për të cilin flet O’Connell, përgjegjësinë e pati marrë ISIS-i.
Sulmet kanë ndodhur brenda një nate në Borough Market, London Bridge dhe në zonën Vauxall ku mbetën disa persona të vdekur e të lënduar.