Arbëri

O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve, mundësi e humbur nga palët

James O'Brien

O’Brien më 20 tetor ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien, ka bërë me dije se pajtohet me qëndrimin që moszbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë “është mundësi e humbur nga dy vendet”.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social X shkrimin e shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, që të mërkurën kërkoi zbatim të marrëveshjeve nga palët.

Të mërkurën pati takim trilateral në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Borrellit, e edhe mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit evropian.

Ishte paraparë që të kishte takim edhe mes Kurtit, Vuçiqit e Borrelit, por që nuk ndodhi pasi kryeministri i Kosovës kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit, që i priu sulmit të armatosur në Banjskë.