Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, janë koordinuar për strategjitë mbi çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
O’Brien ka thënë se të tre u koordinuan mbi strategjitë që i çojnë dy shtetet përpara në dialog.
“Diskutime të rëndësishme me ndihmësndihmës sekretarin Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, sot. Koordinuam strategjitë për t’i çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja fuqishëm mbështet dialogun si rrugë për marrëdhënie paqësore dhe produktive”, ka shkruar ai në platformën X.
Lajçak në një postim tjetër gjithashtu shkroi se në Ëashington u diskutua rruga përpara në dialogun Kosovë-Serbi, e për çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.
A pleasure to meet with @StateEUR Jim O’Brien and Deputy Assistant Secretary Escobar in Washington today to discuss the way ahead in the Dialogue and other regional issues in the Western Balkans. We reconfirmed our excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation. https://t.co/LIYfkYVkjn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 8, 2024