Ndihmëssekretari i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka njoftuar se së bashku me zëvendës-ndihmës sekretarin Gabriel Escobar do ta mirëpresim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak këtë javë.
O’Brien në një postim në platformën “X” ka thënë se do të koordinohet përkrahja SHBA – BE për Ballkanin Perëndimor.
“Zeëvendësndihmës sekretari Gabe Escobar dhe unë planifikojmë ta mirëpresim Miroslav Lajçakun më vonë këtë javë për të koordinuar përkrahjen SHBA – BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar O’Brien.
Deputy Assistant Secretary Gabe Escobar and I plan to welcome @MiroslavLajcak later this week to coordinate U.S.-EU support for the Western Balkans pic.twitter.com/XgY8M0rxpB
Për vizitën në SHBA ka njoftuar edhe Lajçak në Facebook.
“Këtë javë do të udhëtoj në SHBA. Po shoh para për diskutime të thella në Washington dhe New York ku do të diskutojë Ballkanin Perëndimor me partnerët tanë amerikanë dhe bashkëbiseduesit e OKB-së”, ka shkruar Lajçak.