Arbëri

Objekti i Kuvendit ndriçohet me flamurin kuqezi

Foto: Kosovapress

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ka marrë pamje të flamurin kuqezi. 

Ndriçimi me flamurin kombëtar u bë në nder të festës së 28 Nëntorit – 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së daljes së UÇK-së në skenë dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari. 

Ndryshe, gjatë ditës në sheshet e Prishtinës ka pasur atmosferë festive, me shumë qytetarë që kanë dalë për të festuar këtë ditë.