Komuna e Obiliqit ka marrë vendim që shërbimet e Gjendjes Civile, Qendra për Shërbime me Qytetarë, sportelet për Kadastër dhe Zyra e Tatimit në Pronë të punojnë edhe gjatë pauzës së drekës. Ky vendim do të vlejë deri më 31 gusht të këtij viti.
“Obligohet ZKGJC-Obiliq dhe Qendra për Shërbime me Qytetarë (QSHQ), sportelet e kadatrsës dhe Zyra e Tatimit në Pronë në në objektin e administratës komunale që nga data 17 korrik 2023 deri më datën 31 gusht 2023 me orar nga ora 08:00-16:00, periudhën e pushimit të drekës 12:00-13:00 të mbajnë në formë kujdestarie për t’i pajisur me dokumentacione të gjendjes civile qytetarët dhe bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora gjatë kohës së punës”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryetari Xhafer Gashi.
Arsyeja, siç thuhet në vendim, është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.
“Në mënyrë që të jemi sa më pranë bashatdhetarëe tanë dhe t’i kryejmë shërbimet për ta sa më mirë, është vendosur që punonjësit e lartcekur të punojnë në formë kujdestarie për mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe këto zyre do të punojnë me orarë të punës prej orës 08:00 deri në 16:00. Obligohet drejtori i DAP-së, DEFZH-së dhe DPUPK-së që stafin punues të këtyre shërbimeve ta sistemojnë sipas këtij vendimi”, thuhet tutje në vendim.
