Arbëri

Fletëvotimi me ngjitës nxit polemika mes vëzhguesve të LVV-së dhe PDK-së

fletëvotimi me ngjitës

FOTO: KosovaPress

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë edhe të enjten po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Siç raporton KosovaPress, një fletëvotim me ngjitës ka nxitur polemika mes vëzhguesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës nëse është e vlefshme apo jo.

Vota ka qenë për Lëvizjen Vetëvendosje.

VIDEO:

Në sallën “1 Tetori” vazhdimisht po haset telashe me numërimin e votave. Sistemi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve herë bie e herë rikthehet, kurse ndonjëherë shfaqen edhe probleme me internet.

VIDEO:

Para dy ditësh, është raportuar se vëzhguesit e LVV-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u përplasen verbalisht për një votë nëse duhej të shpallej e pavlefshme apo jo.