Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot ka organizuar ekskursion për nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Këta nxënës, në orën 12:00, do të priten në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku kryeministri Ramush Haradinaj do të mbajë një fjalë rasti.
AGJENDA
07:00 Nisja nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci
10:00 - 10:30 Vizitë në Prekaz
12:00 - 12:20 Fjalë rasti nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti
12:20 - 13:30 Dreka në Prishtinë (Objekti i Kryeministrisë)
14:00- 14:30 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës
16:00 – 18:00 Vizitë në Prizren
18:00 Kthimi për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc