Si e shohin në Kosovë ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet pas? Cila është pozita e Kosovës sot si shtet i ri në arenën ndërkombëtare? Pse Serbia ia ka mësyrë pikës ku më 24 mars të vitit 1999 u hodhën bombat e para të Aleancës Veri-Atlantike? A ishin mirë të parashikuara pasojat e bombardimeve të NATO-s?
Këto janë disa nga pyetjet, që merr përgjigje në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Goditja historike”.
Tek tema e javës po ashtu, gjeni shkrimin për mënyrën se ndonëse Kosova është çliruar nga Serbia, atë po e zhvatin dhe po e copëtojnë njerëzit e saj.
Në intervistë e javës, flet zëdhënësi i NATO-s nga koha e luftës, Jamie Shea. Pse sipas tij, ndërhyrja ishte një ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi? Cilat sfida e kanë përcjellë gjatë kohës së ndërhyrjes dhe a ka ndryshuar NATO për të gjatë viteve?
Nga bota, gjeni artikujt për nevojën e rishpikjes së demokracisë dhe pse për dikë ajo është shkurt-pamëse.
Lexoni reportazhi për masakrën e Kotlinës dhe rikujtimin e puseve të vdekjes.
Në rubrikën ‘kosovarçe’, vjen rrëfimi për djepin, se si simbolet nga shqiponja u ndryshuan në lutje të ndryshme.
Po ashtu, këtë javë lexoni fejtonin për minierat në Shqipëri dhe sfidat e viteve të nëntëdhjeta.
Rubrika e Kulturës këtë javë sjell shkrimet ekskluzive për harmoninë pa rregulla të jazz-pianistit.
Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia, gjeni para se të mbërrini te faqet e sportit.
Aty vijnë rrëfimet për Albulenën që kërkon shkëlqimin në vendin ku diskriminohen sportistët kosovarë.
Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.