Arbëri

“Nuk ka konkurrencë efektive në tregun e furnizimit me energji elektrike”

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka hartuar një raport në të cilin kanë hetuar konkurrencën në tregun vendor.

Valon Prestreshi, kryetar i AKK-së, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka thënë se në këtë raport janë kryer hetime edhe për sektorin e energjisë.

Sa i përket prodhimit, KEK-u mban pozitë dominuese prej 95% ndërsa hidrocentrali “Ujmani”, “Ibër Lepenci” dhe “Lumbardhi” mbajnë 5% të tregut.

“Në sektorin e shpërndarjes së energjisë, operatori “KEDS” mban monopol natyror në treg të krijuar nga shteti, ndërsa kompania kosovare për furnizimin me energji “KESKO” mban pozitë 100% monopol edhe pse shteti e ka liberalizuar tregun. Ne kemi rekomanduar si “AKK” se nuk ka konkurrencë të mjaftueshme në furnizim. Për momentin janë vetëm tre operatorë për të furnizuar tregun por dy nga këta furnizues nuk janë bërë plotësisht aktivë, andaj kemi konstatuar se “KESKO” ka ende 100% të pjesëmarrjes në treg ku tregon se tregu është ende i koncentruar vetëm në një furnizues dhe nuk ekziston konkurrencë efektive”, theksoi ai.

Prestreshi tha se kompanitë e licencuara nga ZRRE-ja janë HAP dhe GSA.