Artikull i përditësuar në orën 14:35 - Balasz Orban, drejtori politik i kabinetit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, e ka fshirë nga rrjetet sociale një fotografi në të cilën kishte paraqitur një hartë rajonale pa e përfshirë Kosovën si shtet të pavarur.
Postimi i tij i bërë të hënën nxiti polemika. Orban kishte shfaqur një hartë duke treguar medaljet olimpike të shteteve të rajonit. Territori i Kosovës nuk ishte i shënjuar në kufijtë e vet.
Tani, postimi i Orbanit është larguar nga rrjetet sociale e Ambasada e Kosovës në Hungari ka njoftuar për fotografinë e re që e “reflekton siç duket Republikën e Kosovës”.
Pleased to see the Olympic medal count map now correctly reflecting the Republic of Kosova. Proud of our athletes' achievements!
— Kosovo in Hungary 🇽🇰🇭🇺 (@KosovoinHungary) August 13, 2024
Congratulations to #Hungary and their outstanding winners as well!
#Olympics #KosovaInHungary 🇽🇰🇭🇺 pic.twitter.com/MQgRMOn1J2
Vetë Orbani në mesditë ka publikuar hartën e re në të cilën shihet edhe Kosova e teksa ka uruar ekipin hungarez ka theksuar se tani janë të dhënat e duhura. Megjithatë, edhe pse te Kosova janë theksuar kufijtë, harta nuk paraqet numrin e medaljeve të fituara nga sportistët kosovarë.
No words needed—number of #Olympic medals in the region
— Balázs Orbán (@BalazsOrban_HU) August 13, 2024
Congratulations to the #Hungarian #Olympians once again - now with the correct figure by @mandiner ❤️🤍💚 pic.twitter.com/KDQOAU4njH
Njeriu i Orbanit publikon hartë rajonale pa Kosovën
Balazs Orban, drejtor politik i kabinetit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ka publikuar të hënën në rrjetin social “X” një hartë të rajonit, pa e përfshirë Kosovën.
Harta - që tregonte numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike në Paris – nuk i shfaq fare kufijtë e Kosovës edhe pse Hungaria e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
“S’ka nevojë për fjalë – numri i medaljeve olimpike në rajon”, ka shkruar Balazs Orban duke u krenuar me 19 medaljet olimpike të Hungarisë.

Postimit të tij i ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj. “Harta e medaljeve olimpike, e qeverisë hungareze, pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i merituar i Kosovës në hartë, bashkë me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe është këtu për të qëndruar. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, i ka replikuar Hoxhaj.
The Hungarian government’s Olympic medal map appears to reflect an fictive reality.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 12, 2024
Kosovo’s rightful place on the map, along with its earned medals, is undeniable and here to stay. Better luck next time with geography. https://t.co/nvlV3l79NK