Arbëri

Një shqiptar dyshohet se tentoi t’i vrasë policët në një stacion policor në Gjermani

Terroriz

Një shqiptar është arrestuar të premten pasi ka tentuar të hyjë në një stacion policor në qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë për të vrarë policët. Siç shkruan “Bild.de”, i dyshuari ka hyrë duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe duke mbajtur një hanxhar në duar.

Sipas raportimit, prokurori i përgjithshëm i Koblenzit e ka cilësuar veprën si tentimvrasje. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së premtes. 

“Vazhdimisht ka bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe ka thënë se donte t’i vriste policët”, ka bërë të ditur prokurori Herald Kruse.

Ai thuhet se është bllokuar nga dyert që mund të hapeshin vetëm prej rojave. 

29-vjeçari është arrestuar.

Sipas dyshimeve të para, bëhet fjalë për motive radikale islamike.

Prokuroria ka thënë se gjatë bastisjeve në banesën e të dyshuarit është gjetur një flamur i organizatës terroriste “Shteti Islamik”, e vizatuar në mur.