Një punëtor i angazhuar në një prej punishteve në lagjen Lakrishte në Prishtinë, është rrëzuar të hënën nga lartësia dhe dyshohet se është lënduar rëndë.
Asnjë nga zëdhënësit e Policisë nuk është përgjigjur në thirrjet e KOHË-s për konfirmimin e rastit.
Sipas burimeve, i lënduari është dërguar në QKUK.
Inspektorati i Punës ka thënë se nuk është në dijeni për këtë aksident.
“Deri më tash nuk na ka njoftuar askush për asgjë”, u shpreh Agim Millaku, kryeinspektor.