Arbëri

Një punëtor pëson lëndime të rënda trupore në vendin e tij të punës

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore në vend të punës, në fshatin Stanishor të Komunës së Novobërdës dhe është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.

KOHA ka marrë vesh se punëtori, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, është nga Komuna e Kamenicës.

Ai, sipas informatave, është lënduar gjatë punës në betonierën e një kompanie, e cila merret merret me përpunimin e çimentos.

Policia ndërkaq e ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për këtë rast, i cili është proceduar për hetim.

“Më 30 qershor 2020, rreth orës 10:06, Policia e Kosovës në Novobërdë, kanë pranuar një informatë se në fshatin Stanishor, komuna Novobërdë, një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës. Njësitet Policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në kompaninë ,,Riza Trans” ka ndodhur një incident ku viktima ka pësuar “lëndime të rënda trupore” në vendin e punës, në betonierën e kësaj kompanie. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë”, shkruhet në njoftimin e policies.