Arbëri

Një pjesë e Klinikës së Neurologjisë shfrytëzohet për pacientë me COVID-19

Nga kjo e martë, një pjesë e Klinikës së Neurologjisë do të shfrytëzohet për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Përderisa pacientët me probleme neurologjike do të vazhdojnë të trajtohen në pjesën tjetër të objektit.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes të të infektuarve.

Por pacientët me sëmundje të tjera, po kanë vështirësi në sigurimin e trajtimit të tyre.

Duke mos dashur të prononcohen, thonë se nuk është e drejtë që i tërë kapaciteti mjekësor të koncentrohet vetëm në luftimin e pandemisë.

Edhe nga Shoqata për të drejtat e pacientëve thonë se kanë pranuar shumë ankesa për mostrajtimin e tyre nga ana e stafit të QKUK-së.

Përveç rritjes së numrit të të infektuarve dhe krijimit të hapësirave për trajtimin e tyre shkaku i pandemisë, klinikat kanë pranuar kryesisht raste të natyrës urgjente.