Arbëri

Një orë e gjysmë pritje në dalje të Merdarit, një orë te Dheu i Bardhë

Kolona

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritje deri në një orë e gjysmë janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Merdarit, derisa kolona e krijuar është gjysmë kilometri.

Sipas Qendrës Kufitare, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë.

Aty qytetarët po presin rreth një orë për të dalë, e kolona e krijuar është rreth 200 metra.

Pritjet në pikat e tjera kufitare janë të shkurtra.