Komuna e Vitisë vitin 2018 e ka shpallur vit të mbrojtjes së mjedisit, por edhe të resurseve pyjore.
Ajo planifikon investime në shumë prej 1 milion e 619 mijë eurosh, të cilat do të përdoren për rregullimin e hapësirave gjelbëruese publike, në rregullimin e lumenjve dhe përroskave, në rregullim të tregjeve, ndërtim trotuaresh dhe ndriçim publik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në bazë të këtij plani, investimet duhet të kryhen brenda periudhës 3-vjeçare dhe investimet do t’i sigurojë Komuna.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar se qeverisja lokale në planet e saj të veprimit vitin 2018 e sheh si vit të përpjekjes së zgjidhjes së problemeve mjedisore, meqë Vitia ishte rrezikuar seriozisht nga përmbytjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)