Arbëri

“Një mëngjes mes miqsh”: Thaçi – Veseli – Haradinaj

Kreu i shtetit dhe dy drejtuesit e partive PDK dhe AAK, kanë lënë inatet mes vete. Mëngjesin e së enjtes e hëngrën bashkë, siç thonë nga PDK-ja, “si miq”.

Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takuan për të ngrënë mëngjes.

Një burim brenda PDK-së, i tha KOHËS se takimin e zhvilluan në restorantin Tiffany në kryeqytet, porse “pa ndonjë agjendë politike”.

“Ishte veç mëngjes privat. Pa ndonjë agjendë politike”, tha burimi.

Jo të rralla kanë qenë përplasjet e tre politikanëve të përmendur.

Ky mëngjes mes tyre vjen në kohën kur është rritur presioni ndaj Qeverisë Hoti, pjesë e së cilës është AAK-ja.

AAK-ja në vazhdimësi po kërkon postin e presidentit, ndërkaq nga PDK-ja, me gjithë kritikat, kanë thënë se s’do të bëhen pjesë e qeverisë aktuale.