Arbëri

“Një brez-një rrugë”, Shqipëria e Kina me memorandum 7 pikësh

Në Forumin për bashkëpunim ndërkombëtar “Një brez-një rrugë” që po zhvillohet në Pekin, Shqipëria dhe Kina firmosën memorandumin e bashkëpunimit.

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj dhe zv.drejtori i Komitetit për Zhvillim Urban dhe Reforma, He Lifeng, firmosën memorandumin me 7 pika. Ky memorandum bashkëpunimi synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik në fushën e transportit, infrastrukturës dhe atë financiar.

“Shqipëria është pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Memorandumi shënon një hap përpara në raportet ekonomike dhe zhvillimin e infrastrukturës mes dy vendeve. Presim investime konkrete nga pala kineze si në infrastrukturë, transport detar dhe hekurudhor”, tha ministri Dervishaj, përcjell ATSH.

Image

Në forumin ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” janë pjesëmarrës 27 përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme të botës, mes tyre presidenti rus, Vladimir Putin, kryeministri grek Alexis Cipras, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zv.sekretari i OKB-së dhe shefja e FMN, Lagarde. Shqipëria u përfaqësua nga ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.