Arbëri

Nivel alarmant i ndotjes së Lumëbardhit në Pejë

Shtrati i Lumëbardhit prej disa kohësh është shndërruar në deponi mbeturinash.

Nga ana tjetër, Komuna për freskimin e qytetarëve të Pejës në këto ditë të verës me vapë, ka improvizuar një pishinë natyrore dhe një plazh me rërë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes postimit në rrjetet sociale i ka ftuar qytetarët që të dalin e të shfrytëzojnë atë hapësirë, që e ka rregulluar komuna.

“Në këto ditë vape mund të shfrytëzojmë hapësirën e quajtur plazh në hyrje të Grykës. Plazhi në Pejë garanton freskinë natyrore dhe qetësinë shpirtërore. Ejani edhe ju!”, është postimi ftues i kreut të komunës drejtuar qytetarëve.

Mirëpo, për komunën duket se vetëm ajo pjesë e lumit ekziston, e jo edhe pjesa tjetër e Lumëbardhit, i cili disa qindra metra më poshtë nis e futet në pjesën urbane të qytetit, ndër Patrikanë. Nga aty Lumëbardhi nis të shndërrohet në kontejner të mbeturinave të llojllojshme që hedhen prej banorëve.

Pavarësisht ndotjes së vazhdueshme të lumit prej banorëve, institucionet komunale as që kanë ndërmarrë diçka deri tash për t`i eliminuar mbeturinat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.