Gjendjes së arsimit, nga niveli parashkollor e deri tek ai universitar, por edhe politizimit të institucioneve të arsimit, u kushtohet këtë të diel Koha Ditore.
Gjithashtu, trajtohen punësimet e përkrahësve të Nismës në Ministrinë e Arsimit dhe në bordet e universiteteve publike, si edhe vendimet e dështimet e Ministrit Shyqiri Bytyqi, për punën e të cilit dhe ndryshimet në tentativë flet Jonuz Salihaj në intervistë.
Reportazhi i kushtohet asaj që njihet si shtëpia shqiptare e NATO-së, ndërsa rubrika “Kosovarçe” për dhurimin e flokëve për personat që vuajnë nga kanceri.
Se si një vajzë nga Afganistani ishte detyruar të jetojë si djalë, dhe historinë e vajzës mburojë të Hong-Kongut, mund të lexoni në reportazhet nga bota.
Historinë e një grupi nomad që i kushton këngë bashkëjetesës me natyrën dhe profilin e artistes Veronika Szabo, i gjeni në faqet kushtuar kulturës.
Dëshirat e futbollistit Diar Miftaraj, dhe një reportazh kushtuar futbollistit të shpresave të Kosovës, Enis Abedini, janë në mesin e shkrimeve nga sporti.
Këto janë vetëm disa prej materialëve të përgatitura për këtë javë e që mund t’i gjeni në të Dielën me ‘Koha Ditore’.