Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë e cila ka nga dy korsi për qarkullim, dhe do të shndërrohet në një rrugë me katër korsi.
Gjatësia e rrugës e cila do të preket nga këto punime është rreth 3 kilometra që fillon nga “tuneli” dhe përfundon në afërsi të liqenit të Livoqit, raporton KOHA.
Vlera e projektit kap shifrën rreth 4 milionë euro dhe punimet pritet të përfundojnë në vitin 2021.
Prezent në nisjen e këtij projekti infrastrukturor ka qenë edhe kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka thënë se në këtë periudhë po mundohen të menaxhojnë situatën e pandemisë mirëpo duke mos lënë anash edhe projektet zhvillimore të cilat po implementohen dhe mbështetja për bizneset.
Kurse kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se punimet në ndërtimin e infrastrukturës po vazhdojnë në këtë komunë.