(E përditësuar 15:45) - Ka përfunduar e qetë protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila mblodhi qindra njerëz në sheshet kryesore të Prishtinës.
Organizatorët kanë paralajmëruar tjetër protestë më 11 prill në rast se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk zmbrapset nga propozimi për shtrenjtim të rrymës për 15 për qind.
Protestuesit lanë të gjitha pankartat para Ministrisë së Ekonomisë.

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.
Grupi “Asnjëcentmëshumë” ka paralajmëruar protestën e sotme. Njëri nga përfaqësuesit e këtij grupi, Ali Sefaj, gjatë një interviste në “Interaktiv” dje ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri në pezullimin e vendimit nga ZRRE-ja për gjashtë muaj deri në 1 vjet.
VIDEO:
Protestuesit më pas kanë shkuar para Ministrisë së Ekonomisë.


ZRRE-ja më 11 prill do të vendosë ose jo për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind.
Një grup i aktivistëve kanë pasur aksione edhe te ZRRE-ja ditë më herët.




