Arbëri

Në Prishtinë protestohet kundër shtrenjtimin të rrymës, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

protesta

Foto: Driton Paçarada

Dy orë pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në Prishtinë është protestuar kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Besnik Shabiu nga nisma “Asnjë cent ma shumë” ka thënë se kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër nga zyrtarët e ZRRE-së.

“Ekspertët e grupit kanë filluar përgatitjen e padisë. Ne nuk do të tërhiqemi. Do të mblidhemi përsëri e përsëri deri të arrijmë qëllimet tona”, ka thënë ai.

Ali Sefaj, aktivist tjetër nga grupi organizator, ka thënë se padinë do ta dorëzojnë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Ai vendim që e ka marrë ZRRE-ja do të mbetet në sirtar, pasi është i paligjshëm”, ka thënë ai tek ka njoftuar se padia do të dorëzohet të martën.

Bordi i ZRRE-së të premten ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët të energjisë, duke nënkuptuar rrjedhimisht edhe shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas asaj që u miratua në mbledhjen publike, shifrat janë të ngjashme me ato që ishin në propozim. Pra rritja e çmimit do të jetë rreth 15 për qind.

Foto nga protesta - Driton Paçarada

 

Lexo përditësimet tjera
Protesta - Shtrenjtimi i rrymes

ZRRE-ja shtrenjton rrymën, qytetarët protestojnë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur për shtrenjtim të rrymës të premten. E vetëm pak...