Ka nisur mbledhja e kryesisë së LDK-së, me ç’rast pritet të vendoset për emrin e mandatarit për kryeministër nga kjo parti, raporton KTV.
Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa kishte deklaruar se mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë.
Mustafa dje kishte deklaruar se janë katër apo pesë kandidatë që do të mund të garonin për kryeministër.