Ndërmarrja publike komunale “Trafiku Urban”, prej sot ka nisur linjën e rregullt të Transportit Publik Prishtinë - Aeroport - Prishtinë.
Kjo linjë mban numrin 1A dhe nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës është 3 euro.
Nisja bëhet nga Stacioni i Autobusëve, pastaj në qendër të Prishtinës, tutje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Kthimi nga ANP - kalon nëpër qendër (Rr. Robert Dol, Grandi, Katedralja), Bulevardi Bill Klinton dhe përfundon në Stacion të Autobusëve si pikë e fundit, prej nga fillon nisja e radhës.
