Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj Zoran Vukotiq, ku është mbajtur seanca fillestare. Vukotiq akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për krime lufte ndaj popullatës civile në Komunën e Vushtrrisë dhe për dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare.
Zoran Vukotiq aktualisht vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë, pasi ishte dënuar me 6 vjet burgim në vitin 2018 për tortura ndaj të burgosurve në burgun e Smerkonicës gjatë vitit 1999, ndërsa ishte shpallur i pafajshëm në njërën nga pikat e aktakuzës ku akuzohej për krime lufte edhe në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Vukotiq në seancën fillestare e ka mohuar fajësinë, ka konfirmuar për KOHËN zyra për informim e Gjykatës Themelore.