Arbëri

Nis aksioni i grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme

Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin vjeshtor për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim:

1. 26.11.2018 e hëne – Lagjja e spitalit, Bregu i Diellit, Lagjja Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Lagjja Vellusha, Lagjja Velania.

2. 27.11.2018 e marte – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Qamëria.

3. 28.11.2018 e mërkure – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veterniku.

4. 29.11.2018 e enjte – Kodra e Trimave.

5. 30.11.2018 e premte – Arbëri; Tophane; Lagjja Përroi i njelmët.

“Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre. Ose, në periudhën kohore nga 26 deri më 30 nëntor, t’i sjellin ato vet në kompaninë “Pastrimi””, thuhet në njoftimin e Komunës.