Arbëri

Ngarkohen edhe pikëkalime të tjera, pritje gati dyorëshe në Jarinje

kufi

Foto nga arkivi

Përveç në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, pasditen e së shtunës pritje të gjata janë krijuar edhe në pika të tjera kufitare.

Në mëngjes sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona e pritje kishte vetëm në Merdar e te Dheu i Bardhë, por pasdite pritje më të gjata ka në pikëkalimin në Jarinje.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jarinja janë gati dy orë. Te Dheu i Bardhë një orë e në Merdar mbi një orë.

Në pikëkalimin në Muçibabë po ashtu ka ngarkesë, me rreth gjysmë ore.

Lexo përditësimet tjera
Merdar

Në prag të festave të fundvitit ngarkohen pikëkalimet, pritje të gjata për të hyrë në Kosovë

Pikëkalimet kufitare kanë nisur të ngarkohen me ardhjen e mërgimtarëve në prag të festave të fundvitit.Mëngjesin...