Arbëri

Nga gjimnazi deri tek Stacioni i Policisë në Drenas u protestua nën moton “Pro mësimit, jo përdhunimit”

Oborri i gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, ishte vendtakimi i protestuesve, shumica prej tyre nxënës, të cilët protestuan kundër rastit të fundit të dhunimit në këtë komunë.

Në këtë shkollë, deri para se të arrestohej të enjten, ishte i angazhuar mësimdhënësi Sh. Xh., i cili dyshohet se e ka dhunuar nxënësen e tij, raporton KTV.

Më pas, marshi protestues ka vazhduar drejt stacionit policor në Drenas, ku punonte polici, V.V., i cili kishte dhunuar për më shumë se një 1 vit të miturën.

Protestuesve, pranë stacionit policor, u janë bashkuar edhe shumë qytetarë të tjerë.

Policia sërish është gjuajtur me vezë, për shkak se nuk është tërhequr dy hapa mbrapa në shenjë distancimi nga veprimi i kolegut të tyre.

Por, thirrja e protestuesve e emocionoi një polic, koleg i hetuesit policor.

Në këtë protestë është lënduar edhe një aktiviste, nga një gur i cili dyshohet se erdhi nga turma e njerëzve në protestë.

Në fund, organizatorët, përmes një aksioni simbolik, i kanë ndarë mirënjohje hetuesit policor V.V., i cili dyshohet se ka abuzuar me 16-vjeçaren.

Kjo ishte protesta e dytë kundër rastit të abuzimit seksual të së miturës në Drenasi, e cila dyshohet se u abuzua nga mësimdhënësi i saj, e më pas edhe nga zyrtari policor tek i cili e paraqiti rastin.