Nga data 22 deri më 27 gusht do të fillojë instalimi i njehësorëve të nxemjeve në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Siç është njoftuar nga “Prishtina HeatSave” që po merret me instalimin e njehësorëve, fillimisht thuhet se instalimi do të bëhet në banesat përgjatë rrugës “Rifat Burgjeviq” e më pas te ato përgjatë rrugës “Xheladin Rakaliu”.
Instalimi i njehësorëve ka përfunduar në disa pjesë në lagjen Ulpiana.
“Ju lutem të hapeni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që të paiseni me valvula termostatike, termokoka, si dhe alokatorë. Koha për të përfituar nga ky investim është e limituar”, është thënë nga Prishtina HeatSave.
Po ashtu nga 22 gushti është paralajmëruar instalimi i njehësorëve edhe në lagjen "Dardania".