Arbëri

Neziri: Kosova po çalon në fushën e arsimit

Mensur Neziri

Garuesi për ulëse në Kuvendin e Kosovës, Mensur Neziri, ka deklaruar se Kosova po çalon në fushën e arsimit. 

Të enjten në “Zgjedhjet në KOHË”, Neziri ka thënë se sektori i arsimit është i vetmi që politika nuk investon drejtpërdrejt. 

“Nga viti 2008 deri më tani, duke përfshirë të gjitha rolet apo pozicionet nga Ministria e Arsimit deri te drejtori i Arsimit, profesor i universitetit, duke e shfrytëzuar këtë përvojë mendoj se do të ndihmojmë shumë në legjislativ në nivel vendi dhe me fokus të veçantë do të insistojmë që arsimi në Kosovë të jetë me prioritet kombëtar dhe të jetë me interes edhe për politikën sepse i vetmi sektor që ndoshta politika nuk investon shumë drejtpërdrejt në të sepse nuk e përkthen si votë të drejtpërdrejt, ndryshe janë investimet në ekonomi dhe duke parë që në fushën e arsimit Kosova çalon seriozisht shumë dhe kjo tregohet në testet ndërkombëtare, por në anën tjetër kemi shumë studentë të zotë, të cilët janë yje në shtetet tjera”, ka thënë ai.

Neziri ka shtuar se AAK-së i është bashkuar pasi, sipas tij, kjo parti u ka dhënë mundësi ekspertëve të fushave të ndryshme. 

“Programi i AAK-së ka një detajizim shumë të mirë të kësaj fushëveprimtarie, duke përfshirë një reformë në sistemin e arsimit nga kurrikulat, tekstet shkollore deri te trajnimi dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur një lidership si z.Haradinaj mjaft fleksibil në kuptimin e komunikimit, ndërveprimit dhe dhënies së mundësive të shumta për ekspertë të fushave të ndryshme”, ka thënë ai. 

Lexo përditësimet tjera
Bylbyl Sokoli-Drin Ejupi-Mensur NEziri

Pse vendosën t’i futen politikës Sokoli i VV-së, Ejupi i PDK-së dhe Neziri i AAK-së

Kontributi në sport, në arsim dhe në nevoja të qytetarëve, kanë qenë tri arsyet kryesore pse...